75 Mall Live Search
10:56 / E Martë, 06 Shtator 2022 / LB

Mehaj në vizitë zyrtare në Gjermani

Me ftesë zyrtare nga autoritetet më të larta të  Universitetit të Forcave të Armatosura – Helmut Schimdt, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Gjermanisë.

Gjatë kësaj vizite, ministri Mehaj do të realizojë takim me homologen gjermane, ministren e Mbrojtjes, znj. Christine Lambrecht,  takim ky i pari i një ministri të mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Bundeswehr.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite, ministri Mehaj do të realizoj edhe takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që organizohet nën patronatin e Sekretarit të Mbrojtjes së  SHBA-së, në Ramstein.

Vizita e ministrit Mehaj në Gjermani, pas vizitave të ndërsjella në nivel ministrash është me rëndësi shumë të madhe për proceset zhvillimore të vendit në përgjithësi dhe për proceset zhvillimore e integruese të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në veçanti.

🇩🇪🤝🇽🇰