75 Mall Live Search
13:49 / E Martë, 06 Shtator 2022 / B O

Zvicra në “krizë”, shtrenjtohen dukshëm faturat e rrymës!

Deri më 31 gusht 2022, rreth 630 operatorë të rrjetit zviceran duhej të shpallnin tarifat e tyre të energjisë elektrike për vitin e ardhshëm si për klientët e tyre, ashtu edhe për ElCom. Tarifat përbëhen nga tarifat e përdorimit të rrjetit, tarifat e energjisë, taksat ndaj komunitetit dhe tarifat shtesë të rrjetit.

Llogaritjet tregojnë se një familje tipike me një konsum prej 4500 kWh do të paguajë 27% për kilovat orë më shumë në vitin e ardhshëm. E llogaritur gjatë një viti, kjo korrespondon me një faturë të energjisë elektrike prej 1215 frangash, siç njoftoi të martën Komisioni Federal i Energjisë Elektrike.

Tarifat e energjisë rriten me 64 për qind në 13.1 centime për kilovat orë, si dhe rriten lehtësisht edhe kostot e rrjetit.

Të prekura janë edhe kompanitë e vogla dhe të mesme në Zvicër. Këtu po rriten edhe kostot e rrjetit, shtesat e rrjetit dhe çmimet e energjisë, si dhe taksat.

Kjo rrit çmimin e përgjithshëm me një mesatare prej 27 për qind./Indeksonline/