Barcelona prezanton Alonson dhe Bellerinin

Skuadra e Barcelonës, ka prezantuar dy transferimet e fundit të afatit kalimtar veror.
Marcos Alonso dhe Hector Bellerin janë prezantuar nga presidenti Joan Laporta, transmeton IndeksOnline.
Në fillim u prezantua mbrojtësi i djathtë, Bellerin u transferua si futbollist i lirë nga Arsenali, i cili kontratën e vlefshme deri më 30 qershor 2023.
“Jam shumë i emocionuar që do ta vesh këtë fanellë. Ka qenë gjithmonë një ëndërr të mund të vesh fanellën e ekipit të parë. Ka qenë një nga vitet që më së paku prisja të kthehesha, por ka qenë një surprizë e këndshme dhe unë dua të falënderoj të gjithë përgjegjësit”, tha Bellerin gjatë prezantimit.
Pas tij ishte radha e Marcos Alonsos, i cili po ashtu u transferuar nga Chelsea si transfer i lirë.
Mbrojtësi i krahut të majtë gjithashtu ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Barcelonën.
“Jam shumë i lumtur. Të kem këtë mundësi është ajo që kam dashur gjithmonë që kur isha fëmijë dhe babai im më solli në ‘Camp Nou’. Është shumë e veçantë të jem këtu. Unë me të vërtetë e pres me padurim dhe jam shumë i emocionuar për të arritur shumë suksese”, u shpreh Alonso./IndeksOnline/