75 Mall Live Search
20:53 / E Martë, 06 Shtator 2022 / Gj. Sh

Dinamo Zagrep arrin fitore ndaj Chelseas

Skuadra e Dinamo Zagreb ka bërë befasinë e mbremjes në Champions League.

Ekipi kroat ka mposhtur në shtepi Chelsean me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Mislav Orsic në minutën e 13-të.

Në këtë takim për Chelsean debutoi në Champions League edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili zëvendesoi Pierre Aubameyangun në minutën e 59-të.

Dinamo Zagreb bën pjesë në Grupin E, ndërsa në ora 21:00 fillon edhe ndeshja tjetër e këtij grupi mes Salzburgut dhe Milanit./IndeksOnline/