Drejtuesit e Chelseas do të largojnë çdo “mbetje” të Abramovicit

Pas humbjes nga Dinamo Zagreb në Ligën e Kampionëve dhe rezultateve jo të mira në Premierligë, drejtuesit e Chelseas kanë kanë shkarkuar nga detyra trajnerin Thomas Tuchel.
Sipas gazetarit të njohur Guillem Balague, drejtuesit e rinj të Chelseas do të largojnë çdo gjë që ka të bëjë me ish-pronarin, Roman Abramovic, shkruan Indeksonline.
Pronari i ri i londinezëve ka kontaktuar personalisht me Graham Potter dhe është i gatshëm të paguajë klauzolën e shkëputjes së kontratës që konsiderohet rreth 16 milionë funte.
Ata do të jenë të pamëshirshëm për çdo kënd dhe rezultatet janë kryesore për ecurinë e skuadrës.
Maurizio Pchettino është zgjedhja e dytë e Chelseas nëse dështon Potter. /IndeksOnline/