75 Mall Live Search
12:43 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / LB

Peci reagon pas lajmeve se Kica-Xhelili do t’i bashkohet LDK-së, e poston një foto edhe me presidenten

Paralajmërimi se deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Listës Guxo, Doarsa Kica Xhelili se do të kaloj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka nxitur reagimin e Faton Pecit nga ky subjekt.

Në një postim në Facebook, Peci ka thënë se kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politike.

Këtij teksti, ai ia ka bashkangjitur edhe një foto ku shihet edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.