Komuna po e shqyrton mundësinë që rrugën e famshme të kryeqytetit të rikthejë në hapësirë për ecje

Komuna e Prishtinës mund t’i ndërroj qasjen rrugës së famshme “Rexhep Luci” në kryeqytet.
Nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj ka paralajmëruar se kjo rrugë mund të kthehet në hapësirë publike për ecje dhe argëtim.
Zogaj ka publikuar një model përëndimor të një rruge të ngjashme se si ka qenë dhe se si ka ndryshuar.
“Rruga ‘Rexhep Luci’ lehtësisht mund të kthehet në hapësirë publike për ecje dhe argëtim! Jemi duke e analizuar dhe do ta diskutojmë me banorët e lagjes” shkruan Zogaj në njoftim./Indeksonline/