75 Mall Live Search
16:41 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / A. M.

Mediat spanjolle tregojnë se sa do të mungoj Benzema

Karim Benzema i është nënshtruar testit të gjurit pas lëndimit. Sulmuesi i Real Madridit do të ketë një pauzë të shkurtër.

Benzema u lëndua në ndeshjen e djeshme ndaj Celtic në Champions League. Francezi u larguan nga fusha në pjesën e parë.

Megjithatë, duket se do të përfundojë frika e tifozëve madrilenë, pasi testet e Benzema tregojnë se ai nuk do të mungojë gjatë.

“AS” raporton se Benzema nuk ka dëmtuar meniskun, lëndim i cili të mban gjatë jashtë fushave.

Kapiteni i Real Madridit pritet të pushojë për 7-10 ditë. Kjo do të thotë se ai nuk do të luajë në ndeshjen e radhës në La Liga kundër Mallorcas. Në rrezik është edhe performanca e tij në xhiron e radhës të Champions League kundër RB Leipzig. Ai pritet të luajë në derbin me Atleticon që do të zhvillohet më 18 shtator.