75 Mall Live Search
17:21 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / A. M.

Edhe një anestoziolog do t’i largohet QKUK-së, mbesin vetëm 48

Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv do të mbetet me një anestoziolog më pak.

Kështu ka konfiirmuar për klankosova.tv, drejtori i kësaj klinike, Gazmend Spahija.

Sipas tij, doktori Burhan Hadri i cili momentalisht është në pushim vjetor, ka ofruar dorëheqje nga data 26 shtator e këtij viti.

Pas largimit të Hadrit, QKUK-së do t’i mbesin vetëm 48 anestoziologë.

Kujtojmë se Klan Kosova ka raportuar për mungesën e anestoziologëve në QKUK.