75 Mall Live Search
19:08 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / Gj. Sh

Harry Styles pështyn aktorin e njohur?

 Mbremjen e së hënës në sallën e madhe te festivalit te Venecias u mbajt premiera e filmit “Don’t Worry Darling” dhe në rrjetet sociale është bërë virale një video që ka ndarë publikun në dysh.

Kengetari i njohur Harry Styles dyshohet se pështyu Chris Pine, i cili ishte pranë tij, përpara se të ulej. Edhe pse nuk dihet nëse e ka pështyrë vërtet, reagimi i aktorit legjendar ka qenë disi konfuz.

Ne një moment, Chris Pine është duke buzëqeshur dhe duartrokitur, ndërsa në momentin qe Harry zë vendin pranë tij, ai bën një shprehje të pazakontë, duke parë prehrin dhe këmbët e tij.

Të shumtë ishin ata gë komentuan në Twitter se Chris dukej shumë i zemëruar, por arriti të kontrollonte veten dhe buzegeshi. Megjithatë, përfaqësuesi i Chris Pine në një reagim tha se Harry Styles nuk e ka pështyrë aktorin:

“Kjo është një histori qesharake dhe rezultat i një iluzioni te çuditshëm ne internet që qartazi mashtron dhe lejon spekulime pa kuptim. Per të qenë i qartë, Harry Styles nuk e pështyu Chris Pine”, ka thënë ai.