75 Mall Live Search
20:56 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / A. M.

Kurti reagon pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth: Puna dhe përulësia e saj janë një frymëzim për të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pak minuta pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.Ai përmes një postimi në Twitter u ka shprehur ngushëllime familjes mbretërore dhe popullit të Britanisë së Madhe.

“Populli i Kosovës dhe unë i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes mbretërore dhe popullit britanik për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Përkushtimi, puna dhe përulësia e saj janë një frymëzim për të gjithë ne, veçanërisht në këto kohë të vështira. U prefsh ne paqe”, shkruan ai.