75 Mall Live Search
10:16 / E Premte, 09 Shtator 2022 / k.v

Dy gra vdesin brenda 10 minutave në Mitrovicë, policia nis hetimet

Dy gra kanë vdekur të enjten brenda 10 minutave në Mitrovicë. Policia vdekjet i konsideron ende të dyshuara dhe për to ka nisur hetimet. Rasti i parë është raportuar në orën 18 e 10 minuta ndërsa vetëm pas nëntë minutave edhe rasti i dytë. Trupat e tyre të pajetë janë dërguar për obduksion.

Raportet e policisë:

VDEKJE E DYSHUAR

Mitrovicë 08.09.2022 – 18:19. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Mitrovicë 08.09.2022 – 18:10. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.