Aksident në rrugën Pejë-Prishtinë, krijohen kolona të gjata të automjeteve (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Arllat të Drenasit.
Një kamion i aksidentuar me veturë, ka bllokuar njërën pjesë të rrugës duke shkaktuar kolonë të gjatë të automjeteve.
Në vendin e aksidentit ka dalë menjëherë policia e trafikut e cila është duke u marrë me rastin.
Përveç dëmeve materiale ende nuk është njoftuar për të lënduar./IndeksOnline/
