Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot më dinamik në raport me dy ditët e fundit.
Sipas njoftimit institutit, kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Gjithashtu, parashihen vranësira të ç’rregullta, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.
