75 Mall Live Search
20:53 / E Shtunë, 10 Shtator 2022 / MSH

Osmani, Kurti dhe zëvendësambasadorja e ShBA-së nesër bëjnë homazhe në nderim të viktimave të 11 shtatorit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Alyson Grunder, nesër do të bëjnë homazhe përkujtimore të memoriali “Kosova kujton”.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Presidentes.

Homazhet në fjalë do të bëhen në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001 në New York të ShBA-së.

Homazhet janë lajmëruar të fillojnë në ora 10:00.