75 Mall Live Search
11:00 / E Diele, 11 Shtator 2022 / Gj. Sh

Caktohet ndeshja vëllazërore Shqipëri-Kosovë, kjo është data

Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, janë duke planifikuar një ndeshjes miqësore mes dy përfaqësueseve.

Supersport mëson se tashmë është caktuar data 19 nëntor për zhvillimin e kësaj ndeshje, transmeton IndeksOnline.

Bisedimet janë duke vazhduar ende ku pritet të caktohet edhe vendi ku do të luhet ndeshja.

Sipas mediumit shqiptar, ndeshja Shqipëri-Kosovë, mund të luhet në Gjermani ose Zvicërr, kurse opsioni më i mundshëm është në qytetin e Frankfurtit.

Kjo do të jetë ndeshja e katërt vëllazërore, pasi deri më tani të dy skuadrat kanë fituar nga një ndeshje dhe një tjetër ka përfunduar me rezultat të barabartë./IndeksOnline/