75 Mall Live Search
09:39 / E Martë, 13 Shtator 2022 / LB

Pamje/Arrin në Kosovë presidentja e Hungarisë, Osmani e pret me ceremoni shtetërore

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu për vizitë zyrtare në Kosovë po qëndron Presidentja e Hungarisë, Katalin Novák.

Ceremonia e pritjes është mbajtur në sheshin “Ibrahim Rugova” ku është pritur me gardën ceremoniale.

Pas takimit do të mbahet konferenca për medie në presidence.