75 Mall Live Search
12:23 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / C E

Barca i vazhdon kontratën talentit të skuadrës, i vendos një klauzolë që asnjë klub nuk mund ta arrij

Gavi do të luajë për Barçën të paktën deri më 30 qershor 2026. Pas shumë muajsh negociatash dhe pritjes për zgjidhjen e problemeve të “Fair Play”, Barcelona njoftoi këtë të mërkurë se Gavi do të nënshkruajë rinovimin e kontratës me klubin, këtë të enjte, në orën 18:00, në “Spotify Camp Nou”, në prani të publikut.

Palët kishin arritur një marrëveshje korrikun e kaluar, por Gavi duhej të mbushte 18-vjeç (e festoi ditëlindjen më 5 gusht), pasi pa qenë në moshë madhore nuk mund të firmoste kontratë profesionale.

Largimi i Pjanicit në Emiratet e Bashkuara Arabe krijoi hapësira financiare për zyrtarizuar rinovimin e rënë dakord me Gavin.

Me kontratën e tij të re, përveç se do të ketë një pagë më të lartë, Gavi do të hyjë në klubin e lojtarëve me klauzolë largimi 1 miliard euro. /IndeksOnline/