75 Mall Live Search
20:44 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / L K

Greva në arsim, si e sheh situatën njohësi Rinor Qehaja

Sipas kalendarit të rregullt të Ministrisë së Arsimit, procesi mësimor do të duhej të fillonte më 1 shtator. Një gjë e tillë nuk po ndodh tash e 21 ditë, pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka shpallur grevë për shkak të mos realizimit të kërkesave të tyre.

Njohësi i arsimit nga instituti EdGuard, Rinor Qehaja, në një intervistë për IndeksOnline ka deklaruar në lidhje më procesin mësimor, ku shtoi se prioritet është mësimi dhe jo dialogu social.

Sipas Qehajat, institucionet ndaj nxënësve po tregohen të padrejtë.

“Është e rëndësishëm që procesi mësim orë të filloj menjëherë, pra prioritet nuk është dialogu social, prioritet është rikthimi në banka shkollore. Është viti i katërt, me vonesa në proces mësimor. Shtatori është ai muaji kur më plot entuziazëm dhe përkushtim i tëre komuniteti kthehet në banka shkollore dhe kjo të zbehet, për shkak të një shtese te 30-euro, është e padrejtë e të pakuptimtë por edhe pafalshme, ndaj nxënësve pikë së pari.”, tha ai për IndeksOnline.

Qehaja vijojë se e gjitha kjo mosmarrëveshje mes Qeverisë dhe SBASHK-ut është kthyer në pazar.

 “Duhet të kuptojë se kjo nuk është një pazar, pasi që si i tillë është kthyer me këto kërkesat e vazhdueshme nga sindikata. Mirëpo i’u thërras që të dyja palëve që të lëshojnë pe, pasi që ai institucion dhe ajo palë që do të lëshoj pe do të na dëshmoj që këtë e bën për hir dhe interesa të nxënësve. Në të kundërtën, këto ditët e humbura shumë lehtë mund të kthehen në javë dhe në muaj, dhe në një dëme të pariparueshëm për nxënësit tanë”, tha Qehaja.

Njohësi i arsimit tha se orët e humbura është mirë që të mos zëvendësohen pasi të njëjtat nuk do të kenë efektin e njëjte.

“Edhe nëse orët mësimore zëvendësohen, të njëjtat nuk e kanë efektin në asnjë moment sikurse të mësimi i rregullt. Këto ditë të humbura më të vërtetë janë të humbura në proces mësimore për nxënësit tonë dhe të pakthyeshme më. I ngelet një përkushtim më i madh i komunitetit të mësimdhënësve, në veçanti edhe prindërve që të punojnë më shumë me nxënësit që në mënyrë kurdo që të rikthehemi në bankat shkollor se paku ato rezultate të parapara me kërrikull të tentohen të arritën”, vijojë Qehaja.

Greva në arsim dhe administratën publike ka filluar nga data 25 gusht pasi kanë një varg kërkesash drejtuar Qeverisë të cilat nuk janë realizuar akoma.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave./IndeksOnline/