75 Mall Live Search
12:24 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Aubameyang: Tuchel është i frustruar me largimin e papritur nga Chelsea

Pierre-Emerick Aubameyang ka një marrëdhënie të mirë me Thomas Tuchel dhe nuk ka dyshim se trajneri gjerman është i frustruar nga largimi i papritur nga Chelsea.

“Nuk kam folur me të që kur u largua, por e di dhe mendoj se është i frustruar dhe i trishtuar. Kjo është e qartë. Unë do të përpiqem të flas me të sa më shpejt të jetë e mundur. Është e qartë se kur dikush largohet nga klubi ne jemi të trishtuar”, ka pranuar sulmuesi në një deklaratë për shtypin anglez.

Tuchel u zëvendësua nga Graham Potter në Chelsea.