75 Mall Live Search
23:27 / E Premte, 16 Shtator 2022 / Gj. Sh

Ja kur do të rikthehet në fushë Frederico Chiesa

Skuadra e Juventusit ka marrë një lajm të mirë rreth futbollistit Frederico Chiesa.

Italiani është jashtë fushave të blerta që nga muaji janar në ndeshjen kundër Romës, për shkak të një dëmtimi në ligamentin e përparmë të kryqëzuar të gjurit, shkruan IndeksOnline.

Sipas Sky Sports Italia, Chiesa do të jetë në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegrit, mënjëherë pas ndeshjeve të kombëtarëve, pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë komplikim shtesë.

Rikthimi i 24 vjeçarit do të jetë një armë shtesë për Juventusin, pasi nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri në Serie A./IndeksOnline/