Lufta për vendin e parë, këto janë mungesat për ndeshjen Milan – Napoli

Të dielen në mbremje, do të luhet ndeshja kryesore e javën në futbollin italian.
Dy skuadrat të cilat kanë pikë të barabarta pas gjashtë ndeshjeve të luajtura deri më tani, Milan dhe Napoli do të ndeshen mes vete, duke kërkuar kreun e Serie A, shkruan IndeksOnline.
Të dy skuadrat ende nuk kanë pësuar humbje këtë sezon , ku së bashku edhe me Atalantan, kanë nga 14 pikë në tabel.
Milani dhe Napoli për këtë ndeshje nuk mund të llogarisin në futbollistët më të mirë dhe me formën më të lart aktualisht.
Rafael Leao dhe Victor Osimhen do të jenë mungesat kryesore të kësaj ndeshje.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, po ashtu nuk mund të llogaris në këtë takim as në futbollistët e Ante Rebić dhe Divock Origi, e po ashtu edhe mungesa e Zlatan Ibrahimovic.
Ndeshja mes Milanit dhe Napolit do të luhet të dielen më 18 shtator duke filluar nga ora 20:45./IndeksOnline/