Goli i Berishës vendimtar në fitoren e Augsburgut ndaj Bayern Munchen (VIDEO)
Skuadra e Augsburgit e ka mposhtur Bayern Munchenin me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javë e shtatë në Bundesligën gjermane.
Golin e fitorës për Augsburgun e ka shënuar futbollisti kosovar, Mërgim Berisha, në minutën e 59-të.
Ishte pikërisht goli i Berishës ai i cili ishte vendimtar në këtë ndeshje, duke i dhuruar Augsburgut tre pikë të plota nga përballja me gjigantin gjerman.
Pos kësaj humbje, Bayern Munchen e ka humbur edhe pozitën e parë në tabel dhe tani renditet në vendin e katërt me 12 pikë, kurse Augsburgu me këtë fitore është ngritur në pozitën e 11-të me 9 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/