75 Mall Live Search
18:30 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / C E

Beogradi në “shtetrrethim”, përleshje dhe arrestime për shkak të “Paradës së Krenarisë”

Komuniteti LGBTI+ po zhvillon “Paradën e Krenarisë” në Beograd.

Kryeqyteti i Serbisë duket në “shtetrrethim” me forca të shumta të Policisë duke i mbrojtur pjesëmarrësit në këtë paradë, shkruan Indeksonline.

Në këtë paradë, përveç shumë figurave politike serbe po marrin pjesë edhe ambasadori i SHBA-ve, Kristofer Hill dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik.

Megjithatë, edhe për kundër numrit të shtuar të policisë, nuk munguan incidentet.

Një grup që është kundër këtij organizimi ka tentuar ta qajë murin mbrojtës për tu përplasur me pjesëmarrësit e kësaj parade.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Disa persona duket se janë arrestuar nga forcat e policisë së Beogradit për shkak se kanë sulmuar disa vajza të pranishme në paradë. /IndeksOnline/