Erërat e forta rrëzojnë një lis në Pejë

Ditët e fundit janë shoqëruar me mot të ndryshueshëm.
Gjatë ditës së djeshme pati vërshime në disa qytete të vendit, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.
Ndërkohë mbrëmë pati erëra të forta.
Këto të fundit kanë bërë që një lis i vjetër të rrëzohet në Pejë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, pranë qendrës së qytetit.
Akoma nuk është bërë e ditur nëse janë shkaktuar dëme apo ka pasur të lënduar nga ky incident.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.



