Kontrabandonin emigrantë nga Siria, ndalohen dy persona në Leshak

Policia ka ndaluar dje një rast të kontrabandimit me emigrantë.
Në fshatin Kamen të Leshakut, policia ka ndaluar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, të cilët në veturën e tyre kishin gjashtë emigrantë nga Siria.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 12:40.
Të dyshuarit janë arrestuar.
Me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.