75 Mall Live Search
15:28 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / k.v

Kamerat në trup/ Projekti i policisë merr mbështetjen e amerikanëve

Policia e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën amerikane në Prishtinë, në veçanti INL, Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, po bëhet gjithnjë e më profesionale.

Së fundi INL po ndihmon Policinë e Kosovës në rritjen e performancës së zyrtarëve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e marrëdhënieve me komunitetin pasi i shërben qytetarëve në gjithë Kosovën duke mbështetur themelimin e sistemit të kamerave të veshura në trup.

Ndërkohë fjatë fundjavës, përfaqësues të DEA-së amerikane të cilët ndodhen në Kosovë për ofrimin e një trajnimi për luftimin e narkotikëve, u takuan me krerët e Policisë së Kosovës.

Përfaqësuesit e DEA-së u shprehen mirënjohës për ofrimin e kësaj mundësie që përmes trajnimit t’i ofrojnë njohuritë e tyre te zyrtarët vendorë që merren me luftimin e narkotikëve dhe njëherit u deklaruan se do të vazhdojnë mbështetjen dhe përkrahjen për Policinë e Kosovës në luftimin e kësaj dukurie edhe në të ardhmen qoftë përmes trajnimeve dhe bashkëpunimeve të ndryshme./IndeksOnline/