Flet Ismet Haxha pasi u përmend në planin e atentatit ndaj Albin Kurtit

Ismet Haxha, është një nga personat që u përmend në dokumentin e Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë së Kosovës.
Sipas këtij dokumentit cak i atentatit do të ishte edhe Haxha. Ai e konfirmoi këtë për Klankosova.tv
“Po, kam pas informacione nga Policia e Shqipërisë se është porositur një atentat ndaj meje. Se di se ku i kanë marrë informatat. Policia e Kosovës i ka marrë masat e nevojshme dhe e ka shtuar sigurinë ndaj meje”, tha Haxha.