Besa po bie në ligat e “arave”, e fundit në tabelë, 0-22 golavarazhi!

FC Besa njihet si njëri prej klubeve më të vjetra dhe më të mëdha në futbollin kosovar.
Skuadra nga qyteti i Pejës është klubi i dytë më i trofeshëm në Kosovë, por që vitet e fundit po kalon në form jashtëzakonisht të dobët ku edhe ka rënë në nivelet më të ulëta, shkruan IndeksOnline.
Në prag të 100 vjetorit të themelimit të klubit, FC Besa, aktualisht garon në Ligën e Dytë të Kosovës, që është rangu i tretë i garave.
Edhe pse në këtë kategori nuk ka skuadra që kanë traditë, FC Besa, nga katër ndeshje të zhvilluara deri më tani, ka pësuar katër humbje me një golaverazh 22-0.
Është raportuar se skuadra pejane do të shuhej para fillimit të këtij sezoni, por klubi vendosi që të merr pjesë në gara edhe pse me futbollistë të akademisë.
Një klub me tradita siç është Besa vazhdon të luaj në këto nivele garash e cila nuk ka mbështetje as nga komuna e Pejës, ndërsa pakënaqësitë janë të mëdha nga shumë sportistë dhe qytetarët e këtij qyteti./IndeksOnline/