75 Mall Live Search
07:19 / E Martë, 20 Shtator 2022 / AR

Sot nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi midis Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë

Sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi midis dy parlamenteve. ​

Memorandumi nënshkruhet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në Tiranë, në orën 12:00. ​

Pas nënshkrimit të memorandumit, kryetarët Konjufca dhe Nikolla do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.