75 Mall Live Search
10:33 / E Martë, 20 Shtator 2022 / A. M.

Lëvizje të posteve në Policinë e Kosovës, ish-drejtori dhe dy majorë!

Ndryshime të posteve janë duke u bërë në institucionin kryesor të sigurisë në vend, Policinë e Kosovës. Indeksonline ka mësuar disa prej tyre.

Samedin Mehmeti, ish-drejtori i përgjithshëm në Policisë së Kosovës, që dha dorëheqje para 3 javësh, është akomoduar në Policinë Kufitare.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se Mehmeti është emëruar si drejtor në divizionit për Migrim dhe të Huaj.

samedin mehmeti drejtori drejtor pk policia

Lëvizje  të tjera janë bërë edhe në Drejtorinë e Ferizajt.

Majori, Mehmedali Hajdini është larguar nga Stacioni i Ferizajt duke u emëruar si shef i operativës së kufirit.  

No photo description available.

Ndërsa, transfer tjetër Polica ka bërë edhe me majorin, Fahri Vishin, i cili deri para disa ditësh shërbeu në sektorin e kufirit.

Ai tashmë është dërguar në Administratën e Stacionit të Ferizajt. /Indeksonline/A.Muhaxheri/