75 Mall Live Search
11:49 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / k.v

Jeta Rafuna e LDK-së tregon se KK i Prishtinës votoi buxhetin për vitin 2023

Shefja e grupit të asamblistëve të LDK-së në Kuvendi Komunal të Prishtinës, Jeta Rafuna njofton se është votuar buxheti për vitin 2023 i Komunës së Prishtinës me vlerë prej 105 milion e 675, 981 euro.

Ky është buxheti më i madh në historinë e komunës, raporton IndeksOnline.

Buxheti është i planifikuar nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama  dhe paraqet një pjesë të projekteve të premtuara në vjeshtën e kaluar./IndeksOnline/