75 Mall Live Search
16:48 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / LB

Abdixhiku: Dialogu final duhet të përfundojë sa më parë me njohje reciproke

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot profesorin e shquar, njëherësh Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbian, David Phillips.

Temë e diskutimit në këtë takim ishin zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë procesi i dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe të Serbisë. Me këtë rast, Abdixhiku ritheksoi qëndrimin e LDK-së, që dialogu final duhet të përfundojë sa më parë me njohje reciproke, duke u ruajtur integriteti dhe sovraniteti territorial, si dhe duke u respektuar Kushtetuta e vendit tonë.

Abdixhiku e vlerësoi lart kontributin e David Phillips, të cilin e quajti mik të madh të Kosovës.