75 Mall Live Search
22:18 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / Gj. Sh

Qeqa Krelani ia kujton një deklaratë “shokuese” Edon Zhegrovës

Gazetarja e sportit në Kosovë, Qeqa Krelani, ka reaguar ndaj deklaratës së Edon Zhegrovës, i cili ka thënë se i janë dashur vetëm 10 sekonda për të zgjedhur të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës.

Krelani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Zhegrovës nuk i takon të flet për tradhëti, pasi ai kishte refuzuar të luaj për Kosovën për grupmoshat U19 dhe U21, transmeton IndeksOnline.

Këto deklarata ajo i bazon nga një intervistë e trajnerit të Kosovës të asaj kohe, Ramiz Krasniqit.

Reagimi i plotë:

Seriozisht edhe Edon Zhegrova paska fol për tradhëti? Cili Edon është i vërteti këtu? Ky i 2017 që e ka refuzu Kosovën U19 dhe U21, apo ky që mbasi u ftu në Përfaqësuesen A, iu kan desht 10 sekonda me vendos.

Kush po e thot të vërtetën këtu? Trajneri Krasniqi i cili publikisht thotë që Federata i ka bërë ftesë zyrtare dy herë, por E.Zh ka refuzu sepse lartëmadhëria e tij paska vnu kushte dhe ka kërku direkt me lujt në Përfaqësuesen A? Apo E.Zh i cili thotë që asnjëherë nuk ka marr ftesë?

I njëjti skenar po ndodhë edhe sot me ata që zgjodhën Shqipërinë dhe ju po i quni tradhtarë apo? Federata thot “Iu kemi bërë ftesë”. Familjarët thonë sikur Zhegrova dikur “Nuk kam marr ftesë”.

Ti djaloshi me këmbët magjike dhe një prej më të talentuarve në Përfaqësuese. Ti, bashkë me këshilltarët e tu, jeni të fundit që mundeni me fol në emër të atdhetarizmit. Mos mendo që je më atdhetarë sesa familjarët e atyre që zgjodhën Shqipërinë.

A din çka quajmë drejtësi dhe atdhetarizëm o luani i Kosovës! E që n’fakt kurr asnjëherë nuk e ke bërë. Asnjëherë. Me bo zhurmë deklarative për shokët e tu që po iu bëhet e pa drejtë duke mos u ftu kurr në Përfaqësuese. Shokët e Kosovës që çdo ditë i thejnë këmbët për Superligë dhe janë shumë më t’mirë se disa prej juve aty në Kombëtare mirpo prej padrejtësive rrinë në shpi.

Ti bashkë me këshilltarët e tu, e bashkë me krejt neve e dijmë sesi shumë djem kosovarë që luajnë në ligat europiane, në çdo ndeshje po shënojnë, janë titullar, kan paraqitje fantastike, vdesin me marr nje thirrje nga Kosova dhe prap nuk marrin ftesë, ndërsa ti ke shëtit nëpër bankat rezervë te ekipeve evropiane edhe prap je privilegju duke u ftu në Përfaqësuesen A.

Kjo është tema thelbësore, jetike, kryesore për të cilën duhesh TI, UNË, NE, JU, ATA të bëjmë zhurmë. “PADREJTËSITË NDAJ LOJTARËVE TË KOSOVËS”. Edhe duhet njëherë e përgjithmonë dikush me dhon përgjegjësi.

P.S. E nëse mendoni që po e bëj këtë shkrim për publicitet, fleni te qetë. Sepse nuk mundet me m’dhon marketing një lojtar rezervist!/IndeksOnline/