75 Mall Live Search
11:57 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / k.v

Haradinaj kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Janë themel i Kosovës së lirë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar sot Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 24-vjetorin e rënies.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Fehmiu e Xheva ishin sinonim i qëndresës, fuqisë e motivimit të UÇK-së.

“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin sinonim i qëndresës, fuqisë dhe motivimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përjetësisht mirënjohje e nderim”, ka shkruar Haradinaj.