75 Mall Live Search
13:28 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Italia me një mungesë të madhe në mesfushë në ndeshjen kundër Anglisë

La Gazzetta dello Sport raporton se Sandro Tonali nuk mori pjesë në seancën stërvitore të mëngjesit të sotëm në Coverciano, kështu që ai do të humbasë ndeshjen e nesërme me Anglinë në Ligën e Kombeve.Ai duhej të luante nesër, por është përjashtuar nga loja për shkak të një dëmtimi të lehtë muskulor.

Tonali nuk ishte plotësisht në formë kur iu bashkua kombëtares të hënën. Sipas raportit, Mancini do të pushojë Tonalin si masë paraprake dhe do të shmangë dëmtimet më të rënda, ndërsa Milani po monitoron nga afër situatën.