Nesër Roger Federer do të luaj ndeshjen e tij të fundit në tenis, kundërshtar ka Rafa Nadal

Është konfirmuar, Roger Federer do të luajë nesër në ‘Laver Cup’.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit në karrierën e jashtëzakonshme të tenistit zviceran, atje ku arriti të shkruajë histori në këtë sport.
Do të jetë fantastike ta shohim atë së bashku me Rafa Nadal të cilët do të përballen me dyshen Sock – Tiafoe.
Kujtojmë që Roger Federer ishte frymëzim dhe shembull për gjeneratat e reja në tenis, duke zhvilluar paraqitje të pa imagjinuara më parë, me mjeshtëri e elegancë.