Ministri Krasniqi pret në takim një delegacion të lartë evropian

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në takim nënkryetarin e parlamentit evropian, Rainer Wieland.
Në takim ishin të pranishëm është edhe Kryetari i Qytetit të Gerlingen Dirk Oestringer, Kryesuesi i grupit parlamentar të CDU-së, Oliver Nauth, Drejtori i Lehnhoff Hartstahl GmbH, Baden-Baden, Michael König, dhe ligjëruesi Johannes Blum.
“Nënkryetari i Parlamentit 🇪🇺 z. Rainer Wieland është mik dhe mbështetës i 🇽🇰, përtej diskutimeve formale, takimet me të janë frymëzim për angazhim shtesë për të përmbushur synimet tona në agjendën europiane.
Në takimin tonë të përbashkët, z. ëieland, ishte i shoqëruar nga Kryetari i Qytetit të Gerlingen z. Dirk Oestringer, Kryesuesi i grupit parlamentar të CDU-së, z. Oliver Nauth, Drejtori i Lehnhoff Hartstahl GmbH, Baden-Baden, z. Michael König, dhe ligjëruesi z. Johannes Blum.
Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në nivel lokal, iniciativat e MAPL-së për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies komunale dhe agjendën europiane” shkruan Krasniqi në njoftim./Indeksonline/