Sali Berisha: Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se kryeministri Edi Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se qeveritarët kanë komunikuar me banda kriminale jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Dubai, Amerikë Latine dhe Meksikë.
“Ka lidhje direkte me ndërhyrje të hakerat e qeverisë, që do të zhdukë lidhjet e saj me krimin. Janë me dhjetra e dhjetra orë komunikimi të qeveritarëve me grupet më të rrezikshme kriminale në Shqipëri, në Dubai, në Amerikën Latine, në Meksisë dhe kudo. Unë mund t’ju deklaroj juve, se personalisht Edi Rama, sipas të gjitha indicieve, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar’, theksoi kryedemokrati.
Ndër të tjera, Berisha nënvizoi se në sulmin kibernetik ndaj sistemeve digjitale dhe qeveritare të vendit, janë përfshirë hakera iranianë por edhe shqiptarë, rusë dhe serbë.