75 Mall Live Search
12:24 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / k.v

Ishte i dënuar me 4 vjet burg për drogë, arrestohet 46-vjeçari afër Ferizajt

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 10:00 në fshatin Sojevë të Ferizajt kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.G (M/K) i moshës 46 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’ me dënim burgimi prej katër vite e 100 ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.