Befason Einxhel, zbulon planet që ka në raport me Dagzin

Së fundmi, Einxhel dhe Dagz morën pjesë në dasmën e Tatarukës, një prej miqve më të mirë të Dagz dhe PM prej shumë, shumë vitesh.
Dagz u shfaq pak më elegant se zakonisht, veshur në kostumin e zi që duket ta ketë joshur goxha shumë Einxhel.
Kjo e fundit me doza humori ka zbuluar planet në vijim.

“Nëse vazhdon të duket kaq “hot”, do t’i propozoj atij së shpejti”, është shprehur Einxhel.
Nuk e dimë nëse pas këtij paralajmërimi, Dagz do tregohet më i ‘shpejtë’ duke i propozuar para se një gjë të tillë ta bëj Einxhel.
