Përfundon aksioni i antidrogës në Dukagjin, ky është rezultati

Ka përfunduar operacioni i antidrogës në rajonin e Dukagjinit.
Në pranga kanë përfunduar shtatë persona të dyshuar ndërsa IndeksOnline ka mësuar se janë konfiskuar 180 bimë narkotike të llojit mariuhanë të gjata prej dy deri në katër metra.
Në aksionin që është zhvilluar në gjithsejtë 10 lokacione janë konfiskuar edhe 400 gramë kokainë dhe disa armë zjarri.
Operacioni është udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Pejës dhe ka qenë i shtrirë në komunën e Deçanit dhe në atë të Gjakovës.
Gjatë ditës prokuroria do të dal me njoftim konkret në lidhje me këtë rast./IndeksOnline/