75 Mall Live Search
13:40 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / LB

Deputeti gjerman: Kosova e ka merituar moti liberalizimin e vizave

Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, ka deklaruar se është e drejtë që presidenca çeke në Këshillin e Bashkimit Evropian është duke iu përkushtuar temës së liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Megjithatë, Komisioni nuk duhet të çojë në diskutime të mëtejshme, të pafundme. Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë”, ka shkruar Hacker në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor në Bruksel.