75 Mall Live Search
10:28 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / LB

Vendosin mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, greva vazhdon

Mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë pas mbledhjes së mbajtur kanë marrë vendim që të vazhdojnë grevën.

Ajshe Zogjani, kryetare e Sindikatës së shkollës, ka konfirmuar vendimin e, duke sqaruar se deri në realizimin e kërkesave nga Qeveria kjo shkollë do të jetë në grevë.

“Ne sot e kemi mbajt një mbledhje meqenë se dje e kem mbajt në Sindikatë mbledhje për me marr mendimin e kolektivit, me shumicë votash u vendos që greva të vazhdoj deri në gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme”,EO.

“Me shumicë votash u vendos që greva të vazhdoj. Dje në mbledhjen që kemi mbajt në sindikatë e Prishtinës diku mbi 90 për qind e shkollave ishin për me vazhduar greva”.Kjo mbledhja vjen pasi SBAShK-u u ka kërkuar që të vetojë pro dhe kundër grevës.