75 Mall Live Search
14:49 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / L K

Nuk e pranuan nxënësin, veç pse është në karrocë, flet drejtori i shkollës për IndeksOnline

Këtë mëngjes në gjimnazin “Hivzi Sylejmani”, është raportuar se Florent Salihut nuk i është duke ju mundësuar shkollimi, pasi është në karrocë.

E ëma e tij ka deklaruar se drejtori i shkollës i kishte thënë që në këtë shkollë nuk ka kushte për Florentin.

IndeksOnline ka kontaktuar me drejtorin e kësaj shkollë, Amir Pllana, por i njëjti ka thënë që është deformim total dhe se Florenti do të vazhdojë mësimin të hënën si gjithë fëmijët e tjerë.

“Lidhur me rastin e djaloshit në fjalë ai do të vijon mësimin në ditën e hënë me marrëveshje ndërmjet shkollës dhe prindit. Sa i përket lajmit në një TV është deformim total, mazamëkeq për këtë shoqëri”, ka shkruar ai për IndeksOnline.