75 Mall Live Search
18:01 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

LVV e pakoordinuar: Rizvanolli thotë ‘’izoloni shtëpitë’’, Balaj i thotë “na subvenciono”

Drejtori i  Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Podujevës, Pajtim Balaj, në një postim në Facebook është tallur me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Reagimi i drejtorit ka ardh  pasi që ministrja u është drejtuar qytetarëve të izolojnë shtëpitë e tyre para se të behët ftoftë.

Në postimin e parë që e ka bërë ai ka pyetur Ministren se a ka mundësi që qeveria ta bëjë subvencionimin e izolimit.

Në formë tallëse ai ka cekur se po pyet për një shok dhe ka treguar se Komuna e Podujevës është në përfundim të izolimit të banesave kolektive.

Pak më vonë i njëjti ka edituar statusin e tij duke e i shtuar pjesën në lidhje me Komunën e Podujevës./IndeksOnline/