75 Mall Live Search
15:25 / E Premte, 30 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Klopp tregon se pse Alexander-Arnold u hoq nga kombëtarja Angleze

Jurgen Klopp ka folur rreth lojtarit të Liverpool-it, Trent Alexander-Arnold.

Ai ka pranuar se Trent Alexander-Arnold ka punë për të bërë në mbrojtje, por këmbënguli se mbrojtësi i djathtë është ende ‘klasi botëror’.

Forma e 23-vjeçarit ka rënë këtë sezon pasi Liverpool ka luftuar për të arritur rezultatet me të cilat tifozët janë mësuar nën drejtimin e Klopp.