Mesfushori anglez dhe City arrijn marrëveshje për rinovim të kontratës

Phil Foden ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për rinovim të kontratës. Këtë e ka konfirmuar Daily Telegraph.
Marrëveshja që do ta nënshkruajë anglezi do të jetë një kontratë pesëvjeçare e cila e mban deri në vitin 2028.
Rritje të ndjeshme do të pësojë edhe paga e lojtarit e cila do të pritet të dyfishohet.