75 Mall Live Search
16:59 / E Premte, 30 Shtator 2022 / Gj. Sh

Nuhiu: Drenica po kalon formë të mirë, shpreson të kthehet me fitore

Lideri aktual i AlbiMall Superligës, Drita, nëser do të luaj si mysafir i skuadrës së Drenicës.

Para kësaj ndeshje, në një konferencë për media ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se Drenica po kalon në një formë të mirë, por që skuadra e Dritës është përgatitur aq sa kishte mundësi gjatë këtyre dy diteve dhe shpreson që të kthehen me fitore.

“Kemi ndeshje me një skuadër që po kalon një formë të mirë, një skuadër e cila taktikisht luan mirë dhe futbollistë cilësorë. Nuk diskutohet ne kemi analizuar kundërshtarin, kemi përgatitur ekipin këto dy ditë sa kemi pasur kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme. Duhet me përqendrim dhe vlerësim maksimal t’i qasemi ndeshjes dhe të kthehemi te fitoret. Duhet të japim më të mirën tonë, qoftë edhe nga ndeshja e nesërme. Nga ndeshja në ndeshje e shoh skuadrën duke u rritur, por nuk ka kundërshtar të lehtë, prandaj duhet të bëjmë maksimumin tonë”, ka deklaruar Nuhiu.

Ai ka shtuar se skuadra e Dritës deri tani ka pasur ecuri pozitive, por që tash e tutje nuk ka kundërshtar të leht dhe duhet të japin maksimumin.

“Gjithmonë kërkojmë maksimumin, por nuk jemi vetëm në garë dhe kemi edhe kundërshtarë të cilët kanë qëllimet e tyre. Do të kërkojë gjithmonë nga skuadra të përmirësohemi, të marrim edhe më tepër, sepse e kemi mundësinë dhe futbollistët tanë kanë cilësi. Drita është nivel tjetër dhe kërkoj nga skuadra të kërkojmë maksimumin tonë, sepse ndeshjet do i bëjmë të lehta kur jemi në maksimumin tonë. Deri më tani kemi ecuri pozitive, por dhe kampionati sa vjen e rivalizohet. Tashmë, jemi takuar thuajse me të gjitha ekipet, i njojim më mirë dhe e kemi edhe më të lehtë për t’i analizuar kundërshtarët me të cilët do të përballemi. Duhet të bëjmë maksimumin tonë, pastaj të shohim edhe ecurinë e të tjerëve”, përfundoi Nuhiu./IndeksOnline/