KRU-të, së shpejti me panele solare

Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit, së shpejti do të bëhen me panele solare.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rzivanollit.
Rizvanolli ka njoftuar se thirrja e prokurimit për instalimin e tyre do të hapet javën e ardhshme, teksa shfaqet potencial i mjaftueshëm i KRU-ve për këtë implementim.

“Kompanitë të cilat na mundësojnë qasjen në një burim natyror së shpejti do të fillojnë të marrin edhe energjinë nga një burim i tillë” shkroi Rizvanolli në Facebook.

Auditimi energjetik i objekteve të KRU-ve dhe studimi i fizibilitetit u bë në bashkëpunim me USAID Kosovo.
